Eugent Bushpepa Mall Lyrics


Mall by Eugent Bushpepa

Një pritje e gjatë, e ëmbël e zjarrtë
Ca hapa trokasin si zemër këtë natë
Unë ndjek ritmin e saj
Dy duar që zgjaten përpijnë në ngrohtësi
Ky mall që të djeg nuk njeh kufi as largësi

Asgjë në këtë botë nuk mund ta shprehë dot ndjesinë
Kur zemrat bashkohen dhe prapë rrahin si një

Dua të hesht në këtë natë i shtrirë në këtë shtrat
Ku ëndrrat hyjnore shërojnë çdo plagë
Të shoh portretin e saj
Momentet kalojnë, sekondat nuk falin
Orët pasojnë por ndjenjën se ndalin, jo

Si më magji hëna shikimet përpin
Më sjell vegimin tënd

Lot i patharë ndriçojë këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë

Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë

E ëmbël kjo jetë por nuk njeh kufi
Hërë na përkëdhel, hërë na krijon largësi
Ty të kam larg
Më bën të luftoj kur fuqitë kanë shteruar
Të ëndërroj edhe kur zgjuar jam

Si më magji hëna shikimet përpin
Sytë tanë puqën sërish edhe pse është fantazi
Jetën do ta fal ty

Lot i patharë ndriçojë këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë

Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë

Recently Searched Lyrics

Recently Viewed Lyrics